Teuta
Tirana dhe Teuta do të përballen këtë të diel në kuadër të javës së 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 13:30.
Një duel që pritet të jetë mjaft interesant, ndërsa Teuta duket që e ka marrë shumë seriozisht. Së fundmi, klubi durrsak ka publikuar disa pamje nga seanca stërvitore, duke treguar seriozitet.
“Skuadra vijon përgatitjet intensive për sfidën e së dielës ndaj Tiranës”, shkruan Teuta krah fotove.
Poll
