
Tirana
Pasi siguroi mbijetesën në Superiore, Tirana po kalon një moment jo të mirë edhe në merkato. Disa prej titullarëve janë larguar, por sigurisht ka pasur edhe 4 afrime, siç janë Patsatia, Tabekou, Vogli dhe Lleshi.
Përgatitja ka nisur pa trajnerin kryesor, teksa po merren vetëm me anën fizike. Megjithatë, sot “bardheblutë” do të zbresin në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore.
Skuadra e Superiores sonë, do të përballet me një ekip grek. Bëhet fjalë për Atromitos, ekip që militon në elitën e futbollit të Greqisë. Kjo sfidë e sotme do të startojë në orën 17:00.
Poll