Dalja me karton të kuq nga Jazxhi dhe pakujdesia në mbrojtje, bëri që Teuta të dalë pa pikë karshi Vllaznisë. Kjo disfatë i jep fund shpresave të ekipit durrsak për të garuar për Final Four. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i Teutës Enkeleid Dobi:
“Na vjen keq që humbëm, nuk e meritonim. Deri në momentin e golit, ishim gati perfekt. Ekipi punon intesivisht, por nuk i marrim meritat. Ky është një sezon tranzicion. Sot donim të bënim të pamundurën, ndoshta të befasonim për Final Four.
Tashmë të punojmë për sezonin tjetër. Mos të harrojmë, sezoni ende nuk ka përfunduar. Nuk ka qenë detyrat e Bocit apo Arifit për të markuar Kallakun.
Pa pësuar gol, Vllaznia ishte inekzistente në fushë. Nëse golin do e kishim pësuar golin nga qendra, do ishte problem për ne, por erdhi nga krahët. Ore merrni informacione!
A e shihni ndeshjen ju?! Kur e analizoni ndeshjen, analizojeni mirë. Vllaznia u përpoq të na godiste vetëm me goditje standarde. A e shikoni ndeshjen juve?
Goli erdhi rikoshet. Do përpiqemi që sezonin e ardhshëm të mos bëjmë gabime të tilla. Nuk kemi krizë loje, por krizë rezultatesh. Nuk jemi ekipi që na dominon ndonjë skuadër tjetër. Për të ardhmen do flas me drejtuesit e ekipit”.
