
Fatmir Prenga - Logo e Manchester United
Fatmir Prenga vazhdon që të jetë pa ekip. Pasi mbylli huazimin e tij me Tiranën, sulmuesi 24-vjeçar u largua përfundimisht dhe nga Vora, edhe pse me këta të fundit kishte 2 vite kontratë të mbetura.
Megjithatë, pavarësisht se është pa ekip, Prenga vazhdon stërvitjen. Sulmuesi nuk ka të ndalur duke u stërvitur çdo ditë në palestër, krah përgatitësit të njohur, Roland Peqinit.
Ndërkohë që së fundmi bie në sy që Prenga është shfaqur në palestër me fanellën e Manchester United. Sulmuesi 24-vjeçar ka preferuar pikërisht fanellën e “Djajve të Kuq” për stërvitjen e sotme.

Fatmir Prenga me fanellën e Manchester United
Poll