Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Pa ardhur goli kisha frikë”, Ivan Gvozdenovic tregohet i sinqertë: Titulli? Ndoshta mund të jetë sinjal se është viti jonë  

Shkruar nga NEWSPORT
“Pa ardhur goli kisha frikë”, Ivan Gvozdenovic tregohet i
Ivan Gvozdenovic

Trajneri i Elbasanit Ivan Gvozdenovic ka folur për mediat pas fitores 1 – 0 të verdhebluve kundër Vorës. Një sukses që vlen shumë për mënyrën se si erdhi rrjedha e lojës dhe objektivin e tyre, titullin kampion:

“Pjesa e parë nuk ishte ndeshje shumë e bukur. U ndikua nga faullat dhe goditjet standarde. Meritonim ta fitonim këtë ndeshje. Ne e kërkuam golin dhe rrezikuam shumë, duke luajtur tepër ofensivë.

I kënaqur me pikët. Sot nuk kishim anësorin e ideal. Kishim dy raste të mira në pjesë e parë. Vora e ekuilibruar në prapavijë. Ndeshje shumë e luftuar, shumë e fortë.

Nuk mund të bënim më shumë. Pa ardhur goli kisha frikë. Në 20 minutat e fundit ishim shumë hapur mbrapa. Loja? Kemi edhe 2 javë dhe mbaron viti.

I kënaqur me pikët, ama mund të bëjmë më mirë. Jo i kënaqur me lojë. Çunat treguan karakter. Titulli? Ndoshta mund të jetë sinjal se është viti jonë”.       

 

Poll

Lexo gjithashtu