Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Oltijon Kërnaja vë “duart në kokë”, 3 futbollistë e “tradhtojnë” para derbit me Dinamon

Shkruar nga NEWSPORT
Oltijon Kërnaja vë “duart në kokë”, 3
Oltijon Kernaja

Ulja në stol e Oltijon Kërnajës në një farë mënyre ka sjellë qetësi te Partizani. “Demat” në 2 ndeshjet në drejtimin e Kërnajës kanë arritur të marrin 4 pikë dhe kjo patiskutim ka sjellë buzëqeshjen te të kuqtë.

Por “hallet” nuk “shterojnë” kurrë te kryeqytetasit. Jemi vetëm 1 ditë para derbit me Dinamon dhe te Partizaninë janë mjaft të shqetësuar. Trajneri vë “duart në kokë”, pasi nuk mund të llogaritë 3 futbollistë për duelin me “Blutë” e Ilir Dajës.

Bëhet fjalë për Binstoukan, i cili luajti si titullarë ndaj Egnatias, por u zëvendësua për shkak se ndjente shqetësime. Lojtari mnuk është rikuperuar dhe nuk do të mund të kotribuojë në sulm.

Ndërkohë edhe Sembene ka shfaqur disa probleme dhe do të jetë një tjetër “dhimbje koke” e shtuar për Kërnajën, teksa mungesa e Gudjufit i vë “kapakun”. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq dhe në këtë mënyrë “tradhton” trajnerin për duelin e së nesërmes.  

Poll

Lexo gjithashtu