Të ftuar në emsionin “Skaner” , Bujar Pregja, Lirim Zalla dhe Tefik Osmani kanë analizuar Superiores. Dy të fundit vendosin një shkallë më lart trajnerët, Ilir Daja, Edi Martini dhe Edi Martini.
Në krahun tjetër, Pregja ndërhyn , duke përmendur golat e Vllaznisë, duke theksuar se shkodranët bëjnë më mirë në Shkodër sesa transfertë.
Lirim Zalla: Më duket luftë mes 3 trajnerëve, Martinit, Dajës dhe Tetovës. Kjo luftë vjen si pasojë e cilësisë në stol. E afroj edhe pak Gvozdenovic, por më duken një shkallë ose gjysmë shkalle më lart.
Tefik Osmani: Trajnerët dhe stafi që kanë, kanë merita. Kur u bë krahasimi me vitin e shkuar, kanë merita sepse nuk është e lehtë. Po të largohen 2-3 lojtarë si Egnatias dhe Dinamos dhe të afrosh lojtarë të tjerë, por të bësh aq mirë. Folëm për Teutën që duhet t’i linim kohë, por me lojtarët që ka, është brenda objektivit.
Bujar Pregja: Vllaznia bie në sy që shënon në Shkodër, më shumë se në transfertë.
