Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Orges Shehi gëzon, Partizanit i rikthehet sulmuesi

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi gëzon, Partizanit i rikthehet sulmuesi
Partizani/ Bintsouka, Cara, Mehmeti, Rrapaj

Fitorja e djeshme përballë Shkëndijës së Tetovës, ka qenë testi i fundit para aventurës europiane. Ai triumf me përmbysje 1-2, ka mbyllur zyrtarisht fazën përgatitore të “Demave” në qytetin e Pogradecit.

Tashmë, ‘djemtë’ e Orges Shehit do të rikthehen në Tiranë për të vazhduar përgatitjet para sfidës së parë të Conference League, atë kundër ekipit nga Malta, Marsaslok, e cila do të zhvillohet më 11 korrik.

Një lajm i mirë për Partizanin është që ditën e djeshme grupit i është bashkuar edhe sulmuesi nga Kongo, Archange Bintsouka. Ky i fundit do të kryejë ditën e sotme seancën e parë stërvitore.

Por, Bintsouka nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë dhe e njëjta gjë vlen edhe për sulmuesin e sapo transferuar te Partizani, Agim Zeka.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7