Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk u preferua nga Mirel Josa në asnjë ndeshje, 24-vjeçari largohet nga Bylisi

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk u preferua nga Mirel Josa në asnjë ndeshje, 24-vjeçari
Rubin Hebeja

Rubin Hebeja nuk do të jetë më futbollist i Bylisit. 24-vjeçari ka vendosur të largohet nga ballshiotët pa luajtur në asnjë ndeshje sipas "Futbolli në Shqipëri".

Ish-lojtari i Apolonisë u transferua te Bylisit gjatë kësaj merkatoje, por duket se futbollisti nuk ka qenë në planet e Mirel Josës. Ky i fundit nuk e ka preferuar në asnjë ndeshje të zhvilluar deri më tani në Superiore, duke mos i besuar asnjë minutë në fushën e lojës.

Kalimi i Hebejas në Ballsh u konsiderua si një hap i rëndësishëm për mbrojtësin në karrierën e tij, pasi do të luante për here të parë në Superiore, pro aventura e tij te Bylisi nuk shkoi siç e kishte menduar. Mbetet të shihet tashmë se ku do të transferohet 24-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu