
Ermal Meta
Tirana ka rinovuar me një nga lojtarët kyç të skuadrës. Bardheblutë kanë zgjatur bashkëpunimin me Ermal Meta.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tirana i uron sa më shumë suksese me fanellën bardheblu dhe të arrijë sa më shumë objektivat.
“Ermal Meta rinovon me kampin bardh’ e blu. Mesfushori do të vijojë të kontribuojë për klubin në përmbushjen e objektivave të reja”, ka shkruar klubi bardheblu.
Kujtojmë se 19-vjeçari është produkt i Tiranës, teksa ka dalë nga akademia e bardhebluve. Gjithashtu është bërë pjesë e ekipit të parë të skuadrës në verën e vitit 2023.
Poll