Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk ndodhte prej 20 vitesh, Tirana jashtë çdo pritshmërie dhe ironia e fatit me Gugash Maganin

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ndodhte prej 20 vitesh, Tirana jashtë çdo pritshmërie dhe
Tirana

Tirana e mbylli këtë vit kalendarik me humbje, teksa u mposht nga Laçi në Kurbin me shifrat 3-1. Pas mbylles së 19 javëve kampionat, bardheblutë mbajnë saktësisht vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

Ky është një pozicion që të çon në “Play-Out”, teksa ekipi pas 19 javëve ka arritur të grumbullojë 18 pikë, shumë larg çdo pritshmërive. Jo më kot kjo është Tiranë më e dobët e 20 viteve të fundit, sa i takon pikëve të grumbulluar.

Një sezon që i përafrohet këtij aktuali është në vitin edicionin 2013-2014, ku ekipi kishte 19 pikë dhe si për ironi të fatit Gugash Magani ishte në krye të ekipit. Por nga vendi i 11-të trajneri peqinas e çoi ekipin  në vendin e 6-të në klasifikim.

Ndërkohë në sezonin kur bardheblutë ranë në Kategorinë e Parë pas 19 javësh grumbulluan 27 pikë dhe ndodheshin në vendin e 3-të, shumë më shumë pikë se në sezonin aktual. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në fund të këtij sezonim, por ndërprerja e kampionatit duhet të shërbejë si një shkundje e mirë e ekipit për t’u rikthyer më pas te rezultatet pozitive dhe për të shmangur ndonjë të papritur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga