
Me siguri të gjithëve iu ka munduar “SKANER” nga Gert Çarçani. Epo tashmë nuk do të jetë më kështu, pasi nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe Superiorja do të kalojë edhe në “sitën” e specialistëve të emisionit “Skaner”.
Pavarësisht se kanë kaluar 14 javë deri më tani, java e 15-të do të jetë ndryshe. Të dielën pasi të mbarojë derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të keni mundësinë të shoqëroheni nga Çarçani në një analizë të detajuar jo vetëm të derbit, por edhe të sfidave të tjera të Superiores.
Fiksojeni mirë orën 23:00. Në ekranin e “MCN TV” do të transmetohet çdo të dielë “Skaner”, ku nuk do të mungojë dhe batutat nga Gerti dhe të ftuarit profesionistë që do të analizojnë Superioren dhe jo vetëm.
