Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk kemi bërë asgjë”, Kërnaja me “këmbë në tokë” pasi mposhti kampionët: Klubi ynë beson te grupi, jo individi!

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk kemi bërë asgjë”, Kërnaja me
Oltijon Kërnaja

Skuadra e Partizanit po përjeton formën me të mirë të sezonit. Para pak minutash, “Demat e Kuq” mposhtën kampionët e Egnatias me shifrat 2 – 0. Pas ndeshjes, foli për mediat trajneri i kryeqytetasve Oltijon Kërnaja:

“Nuk është katër, por pesë fitore me Kupën, të fituara. Më përpara thuhej nuk fitojmë me katër vendet e para, fituam sot, fituam në Kupë me Elbasanin. Përgëzoj çunat, nëse futen edhe për 2 minuta japin maksimumin. Nuk kemi bërë asgjë. Me një humbje kthehemi prapë poshtë, duhet të vazhdojmë me këtë ritëm.

Ishte e punuar, kemi punuar shumë që të merrnim thellësinë me mesfushorët e qendrës. Pas 2 me 0 u munduam ta menaxhohim, duke parë se Egnatia vinte me 5 lojtarë në sulm. Vumë Isgandarlin se donim ta mbysnim ndeshjen me tranzicion pozitiv. Kishim tre raste. Duke parë edhe mungesat e Egnatias në qendër të mbrojtjes, e dinim që kishim probleme dhe aty goditëm.

Çdo gjë është e përgatitur, nuk është rastësi. Egnatia luante me 3 mbrojtësa në ndërtim, duke parë shpejtësinë e Skukës, Isgandarlit dhe Sidibes, çunat e realizuan mirë. Çdo gjë shkoi siç e kishim planifikuar.

U munduam ta vrisnim ndeshjen, pastaj të mënaxhonim situatat. Doumbia vjen pas dy muajsh pushim, menduam të mos kalojmë në dëmtim. Dhe Skukës t’i jepnim rikuperim. Klubi ynë është i vendosur te grupi, jo individi. Nuk e di kush do luajë me Elbasanin, por kush do luajë do japë maksimumin dhe do tentojmë të kalojmë turin. Siç është edhe objektivi i klubit”, tha Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu