Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk ka dyshime, Tirana rikthen trajnerin që ia di shijen e fitores derbit, një emër i njohur në pankinën bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ka dyshime, Tirana rikthen trajnerin që ia di shijen e fitores derbit,
Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi

Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Vetëm pak minuta më parë klubi bardheblu shkarkoi nga detyra Ardian Nuhiun, duke rikthyer ish-in e njohur.

Zyrtarizimi i Shehit në krye të ekipit të Tiranës do të bëhet po SONTE, me teknikun që nesër zbret në fushë për të stërvitur lojtarët. Kujtojmë se 48-vjeçari shpalli Tiranën kampione në sezonin 21/22.

Kështu, drejtuesit ia besojnë skuadrën një trajneri që njeh mjaft mirë ambientin bardheblu. Së fundmi, Shehi ka drejtuar Ballkanin në Superligën e Kosovës.

Trajneri Shehi ka statistika mjaft të mira në krye të Tiranës. Në 120 ndeshje që i ka drejtuar, ai ia ka dalë që të fitojë plot 66 prej tyre, të humbasë në 30 dhe të barazojë 24 të tjera.

Ky është një lajm i mirë edhe për derbin, pasi Shehi ia di shijen e fitores një ndeshje të tillë. Në 10 ndeshje përballë Partizanit kur ishte trajner i Tiranës, 48-vjeçari ka fituar 4, humbur 3 dhe barazuar po 3.

Poll

Lexo gjithashtu