Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nuk jam i kënaqur me barazimin“, Ivan Gvozenovic: Ndeshje e vështirë, po pësojmë shumë gola

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk jam i kënaqur me barazimin“, Ivan Gvozenovic: Ndeshje e
Ivan Gvozdenovic

Sfida mes Skënderbeut dhe Dinamos nuk nxori fitues, me skuadrat që u ndanë  në barazim 2-2. Në ndeshjen e javës së 14-të ekipet marrin kështu nga 1 pikë, duke mos lëvizur në klasifikim.

Pas sfidës ka folur Ivan Gvozenovic, i cili nuk ishte aspka i kënaqur me barazimin. Timonieri i korçarëve “gjeti’ edhe fajtorin për golat e shënuar.

“Reaguam shumë mirë pas golit të parë. Vjen shumë shpejt goli i dytë pastaj. Ishin 2 raste për gol, ku bie në sy ai i Rashicës.

Nuk jemi të kënauqr nga një pikë. Ishte e vështirë si ndeshje, por loja e zhvilluar ishte ok. Doli topi në mënyrë amatoreske tek dyfishimi i Dinamos dhe pësuam të dytin. Po keni të drejtë edhe goli i parë ishte paksa amatoresk po ashtu.

 Kishim 3 ose 4 lojtarë në krahë dhe prapë neglizhuam. Doka humbi topin, por faji ishte në reagimin e skuadrës. Blloku nuk qe i mirë. Nuk ishte faji i Dokës që pësuam. Frenki u lodh. Ai sulmon hapësirat mbrapa, e bën mirë këtë gjë.Nuk kapim mirë situata. Ishim në një situatë 2 kundër një nga fundi dhe nuk e shfrytëzuam.

Golat e pësuar? Jemi pak butë këtë sezon. Në sezonin e kaluar çdo kundërshtar e kishte të vështirë të krijonte raste. Kemi një “ngecje” në prapvijë. Po ndërrojmë shumë lojtarë dhe kjo është një problem pse nuk kemi stabilitet në këtë repart.

Rrezikuat për të fituar? Nuk mund të them, presioni është pjesë e futbollit. Kishim pak presion, nuk mund të them tani alibi. Donim patjetër të fitonim”, ka përfunuar timonieri i korçarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga