Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nuk ishte as në pankinë kundër Vllaznisë, reagon Xhuliano Skuka dhe zbulon situatën: Kurrë…

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk ishte as në pankinë kundër Vllaznisë, reagon Xhuliano
Partizani - Elbasani

Mungesa e Xhuliano Skukës kundër Vllaznisë ishte padyshim një habi e madhe për të gjithë sportdashësit e veçanërisht tifozët e Partizanit. Sulmuesi dibran nuk ishte as pjesë e pankinës për të marrë minuta si zëvendësues.

Pas takimit, Neësport.al u interesua dhe mësoi se ai ishte dëmtuar gjatë një seance stërvitore, por kishte dhe disa probleme shëndetësore duke ia pamundësuar përfshirjen në listë për sfidën kundër shkodranëve.

Megjithatë duket se gjithçka po lihet pas dhe këtë e tregon vetë “asi” i fazës ofensive të të kuqve që ka bërë një postim në rrjetet sociale. “Nuk dorëzohem kurrë”, shkruan ai, ndërsa ka vendosur edhe një kohë-matës si për të treguar se së shpejti do të jetë gati.

Kujtojmë që të hënën e ardhshme, të kuqtë do të luajnë në një transfertë të vështirë si e Elbasanit dhe pritet me interes të mësohet nëse Skuka do të jetë ose jo pjesë e asaj sfide që starton në orën 19:00. Kujtojmë që në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, dibrani ishte autor i golit të realizuar me 11-metërsh në fundin e përballjes.  

Nuk ishte as në pankinë kundër Vllaznisë, reagon Xhuliano
"Story" i Skukës në "Instagram"

 

Poll

Lexo gjithashtu