
Andi Hadroj nuk do të jetë në dispozicion të Orges Shehit, për ndeshjen ndaj Dinamos. Kujtojmë se ky takim do luhet nesër(20 prill) ora 18:00 në stadiumin “Arena e Demave”.
Mungesën e mbrojtësit për ndeshjen e nesërme, e konfirmoi në konferencë për shtyp trajneri Orges Shehi. Kujtojmë se Hadroj shfaqi shqetësime para 2 javësh ndaj Laçit.
Më pas nuk e nisi si titullar ndaj Egnatias, ndërsa duhet të sakrifikonte në pjesën e dytë. Stafi i kuq mori këtë vendim për të mbrojtur Hadrojin nga ndonjë dëmtim i rëndë.
Mbetet për t’u parë si do e zgjidhë trajneri i Partizanit këtë dilemë. Laert Zekolli është ai që e nisi ndaj Egnatias si titullar, për t’u zëvendësuar më pas në pjesën e dytë nga Hadroj.
Poll