Duke marrë parasysh brezin e lojtarëve që ka në gjirin e saj, tifozët e Turqisë filluan të besojnë se kombëtarja e tyre, jo vetëm që do kalonte fazën e grupeve, por do bëjë surprizën e madhe.
Kjo qasje mbeti thjesht “hipotezë”, eliminimi nga Kupa e Botës 2026, pas vetëm 2 ndeshje, aq më keq pa shënuar asnjë gol. Kapiteni Hakan Calhanoglu, ia ka adresuar fajin “fatit”, jo paraqitjes së ekipit. “U përpoqëm, goditëm shtyllën, traversën, por topi nuk hyri.
Paraguai fitoi me vetëm një gjuajtje në portë dhe një gol. Në fund të fundit e rikthyem Turqinë pas 24 vjetësh në Botëror. Duhet të jemi krenarë”, u shpreh Calhanoglu.
Mesfushori në fjalë luan te Interi në Serie A, megjithatë do të mbetet “tradhtar” për tifozët e Milanit, për faktin që kaloi te rivalët e “betuar” nga i njëjti qytet.
