
Në rolin e zëdhënës trajnerit të Dinamos Glen Daja, për shkak të vuajtjes së dënimit nga trajneri Ilir Daja, ka folur para mediave pas humbjes karshi Elbasanit në transfertë, aty ku kartoni i kuq nga Aliji i penalizojë:
“Do ta ndaj ndeshjen në dy tablo, para kartonit të kuq dhe pas këtij episodi. Deri në minutën e 30 e kishim ndeshjen në kortroll dhe po e dominonim. Nuk e mora vesh pse u ndëshkuam me karton të kuq. Nuk dua të krijoi alibi.
Patëm vështirësi, pasi ishim me 10 lojtarë. Nëse do shmangnim si e pësuam golin për problem të përqendrimit, rezultati do ishte ndryshe. Dua të përshëndes lojën e Lorenco Vilës.
Kjo ndeshje do kishte agrisivitet shumë të lartë dhe tranzicione shumë të forta. Ne kishim mungesën e Guindo apo Qefaliaj, pa harruar edhe ndëshkimin e Aliji.
Nuk i kishim kushtet oiptimale ta sulmonim Elbasanin. Lorenco Vila është një ‘9’, sepse i duhet ekipet. Duke parë mungësn e Beqës dhe Qefaliaj, ishim të detyruar të luante në pozicion të tillë. Nuk kemi një ‘9’ të mirëfilltë aktivë”.