Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Nuk e kuptoj dot krizën e Dinamos", Gëzim Sinemati: Na gënjeu në Kupat e Europës

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk e kuptoj dot krizën e Dinamos", Gëzim Sinemati: Na
Gëzim Sinemati

Ecuria e dobët nga Dinamo në javët e fundit ka sjellë habi, jo vetëm te tifozët dinamovitë, por edhe te analistët. Njëri ndër ta është edhe Gëzim Sinemati. Në emisonin “Procesi Sportiv” (Top Channel), ai kërkon të gjejë një arsyeje se çfarë po ndodh me “Blutë”, ndërkohë që zhvilluan paraqitje poztive në Kupat e Europës:

“Dinamo mbas pjesëmarrjes në Kupat e Europës, unë mendoja se do dinte të shprehej në kampionat. Nuk po e kuptojë dot krizën e Dinamos. Nuk shprehet më, nuk e di si të shpejgojë se çfarë po ndodh me ata!

La idenë e një gënjeshtre kur mori pjesë në Europë, që do ishte një pretendente në Superiore. Në Kupat e Europës shkoi aq sa mundi, por ama këtu duhet të kishte rivalitet me ekipt e mira si Egnatia apo Vllaznia. Dinamovitët tani kanë rivalitet vetëm me veten e tyre. Ka problem, nuk po shprehet”.    

Poll

Lexo gjithashtu