Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një titullar në dyshim për derbin, por ka rikthime të rëndësishme te Tirana  

Shkruar nga NEWSPORT
Një titullar në dyshim për derbin, por ka rikthime të
Tirana

Derbi është ndeshja më e rëndësishme për një skuadër gjatë një sezonin. Një ndeshje që shikon “luftë”, spektakël, emocione dhe shumë ritëm, duke mbërthyer kështu tifozët para ekranit dhe duke mbushur edhe shkallët e stadiumit.

E për këtë te Tirana është e qartë se çfarë do të thotë kjo sfidë dhe prej ditësh stërviten intensivisht për duelin me Dinamon. Për Roberto Bordin nuk është fare e thjeshtë, pasi po përgatit edhe psikologjikisht ekipin për të përballur këtë derbi, kjo pasi aktualisht në kampionat nuk po kalojnë një moment të mirë.

Shto këtu më pas edhe mungesart dhe dyshimet. Dembele që është një lider në qëndrën e mbrotjes së bardhebluve është në dyshim. Mbrojtësi rrezikon derbin, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht për këtë përballje.

Por ka dhe “dritë” për trajnerin italian. Junior do të mund të japë kontributin e tij ndaj dinamovitëve dhe me shumë gjasa do të marrë vendin e tij në formacionin e kryeqytetasve. Gjithsesi Bordin stërvitjen e fundit do të “kopsitë” edhe formacionin me të cilët do të luajë ndaj “Bluve” të Ilir Dajës.

Poll

Lexo gjithashtu