 
Presidenti i Dinamos Adrian Bardhi dhe sulmuesi Bernard Berisha 
Mbrëmjen e djeshme, Dinamo zyrtarizoi një nga transferimet më të bujshme në Superiore në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Bernard Berishën i cili është bërë pjesë e kryeqytetasve.
Sulmuesi 33-vjeçar i cili kishte përfunduar aventurën me Akhmat Groznyn në Rusi, ishte lojtar i lirë. Dinamo përfitoi nga kjo situatë duke rikthyer Bernard Berishën në Superiore pas 9 sezonesh.
Në rrjetet sociale, nuk ka munguar as postimi i vetë lojtarit që mbrëmë u bë pjesë e ekipit të Ilir Dajës. “I lumtur që rikthehem në Shqipëri”, shkruan Berisha. Ky i fundit në fillimet e tij në Shqipëri, ishte pjesë e Besës, më pas bëri bujë për dy sezone me Skënderbeun në vitet 2014-2016.
 
Poll
 
                                 
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                        
                			                       
 
                			                        
                			                        
                			                       