Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një portier kampion për Elbasanin, në listë ndodhet edhe ish-i i Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Një portier kampion për Elbasanin, në listë ndodhet edhe
Elbasani

Nga Elbasani deri më tani janë larguar 5 lojtarë. Drejtuesit ende nuk kanë bërë afrime, pavarësisht emrave të shumtë që janë përfolur për një kalim në Elbasan.

Për këtë drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me ish-portierin e njohur të Superiores. Stivi Frashëri është i pari në listë që do të synohet transferimi i tij për portën. 33-vjeçari ka mbyllur aventurën e tij me Lirinë në kampionatin e Kosovës dhe duket shumë afër rikthimit në Superiore.

Gardiani korçarë në të kaluarën ka luajtur me Teutën, ku ka fituar titull, Kupë dhe Superkupë. Gjithashtu me fanelën e Kukësit ka fituar një Kupë, ndërsa me Ballkanin është shpallur dy herë kampion, ndërsa ka fituar edhe Superkupën e Kosovës. Eksperienca e tij do të ishte një ndihmë e madhe për Nevil Deden.

Gjithsesi, jo vetëm kaq.  Edhe Angelo Tafas është në listën e drejtuesve. Ish-kapiteni i Kukësit është larguar nga verilindorët, pasi këto të fundit ranë në Kategorinë e Parë. Aktualisht është pa një ekipe dhe eksperienca e tij 4 vjeçare në Superiore me fanelën e Kukësit bën që të jetë një alternativë për elbasanasit. Mbetet të shihet se cili prej dy portierëve do të veshë fanellën e Elbasanit në Superiore për sezonin e ri.

Një portier kampion për Elbasanin, në listë ndodhet edhe
Angelo Tafas
Një portier kampion për Elbasanin, në listë ndodhet edhe
Stivi Frasheri

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga