Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një “peshore” që nuk anon, Partizani dhe Elbasani kokë më kokë në bilanc

Shkruar nga NEWSPORT
Një “peshore” që nuk anon, Partizani dhe Elbasani
Partizani - Elbasani

Ditën e nesërme, “Arena e Demave” do të mirëpresë një përballje tepër interesante si Partizani-Elbasani. Të kuqtë e kryeqytetit dhe verdheblutë do të përballen në sfidën e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Në prag të këtij takimi të rëndësishëm, Partizani dhe Elbasani vijnë përballë njëri-tjetrit me një bilanc të barabartë. Në katër takime të zhvilluara, janë dy barazime dhe nga një fitore për ekipet.

Në ndeshjen e fundit, “Demat e Kuq” kanë arritur të fitojnë me shifrat 2-0, në ndeshjen e parafundit “tigrat” kanë triumfuar me shifrat 2-0. Ndërsa dy ndeshjet e para janë mbyllur në barazime me shifrat 1-1 dhe 2-2.

Elbasani e ka nisur mbarë këtë sezon në Superiore pasi kryeson tabelën me 7 pikë në tre javët e para. Ndërsa Partizani gjendet në vendin e 4-t me 4 pikë të grumbulluara.

Poll

Lexo gjithashtu