Flamurtari do të luajë ndaj Teutës në kuadër të javës së 17-të të kampionatit. Përballje kjo që do të zhvillohet ditën e premte në orën 19:30 në stadiumin “Flamurtari”.
Në Vlorë pavarësisht 2 humbjeve rresht, besojnë fort te rikthimi te fitorja në kampionat. Përballë do të ketë një skuadër aspak të “lehtë”, por kuqezinjtë janë gati të luftojnë “all-in” për 3 pikët.
Në një postim në rrjetet sociale, klubi vlonjat ka zbuluar axhenën e këtij takimi, ndërsa kanë shkruar se me pasion e dashuri do të shkojnë drejt triumfit.
Siç dihet, Flamurtari është i parafundit në renditje me 13 pikë pas 16 javësh kampionat. Kanë 5 pikë më shumë se Tirana e vendit të fundit dhe 3 pikë larg Vorës që ndodhet në vendin e 7-të.
View this post on Instagram
