
Aldo Teqja
Nëse ka një arsye pse Dinamo doli me një pikë nga “Arena Egnatia” ndaj ekipit të Edlir Tetovës, padiskutim është portieri dinamovitë Aldo Teqja. Pasi mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, 30-vjeçari foli për mediat:
“Duhet të vazhdojmë të punojmë akoma, të bëjmë më mirë, duke ndihmuar ekipin më parë. Momenti më i mirë i karrierës? Besoj se është një nga më të mirët.
Gjithmonë duam të luajmë sa më mirë, e rëndësishme është të fitojë ekipi. Pastaj do ketë edhe ndeshje të tilla ku nuk jemi shumë mirë, edhe pse sot bëmë mirë, edhe unë të ndihmoj ekipin dhe mbaj portën të paprekur. Më mirë do të doja që të luajë Dinamo mirë dhe fitojë ndeshjen se sa të isha unë protagonist”.
Poll