Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Një nga duelet më interesante në Superiore, Tirana “kafshata” e preferuar e Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Një nga duelet më interesante në Superiore, Tirana
Tirana - Teuta nga sezoni i kaluar

Tirana – Teuta është një nga ndeshjet e javës së 7-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet në “Air Albania” ditën e shtunë. Ky takim do të nisë në orën 17:00.

Një duel interesant dhe shumë i luftuar mes 2 ekipeve, ku edhe historia e përballjeve mes tyre në të kaluarën. Në përballjet e sezonit të kalur shihen durrsakët më dominues.

3 herë kanë dalë fitues ekipi i Enkeleid Dobit, ndërsa 1 tjetër takim mes tyre është mbyllur në barazim. Kjo tregon se Tirana është “kafshata” e preferuar e “Djemve të Detit”, të cilët me formën që po kalojnë aktualisht në Superiore, do të synojnë një tjetër 3 pikësh ndaj kryeqytetasve.

Sicc dihet Teuta ndodhet në vendin e 4-të në klasifikim me 10 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Tirana ndodhet në vendin e 8-të me vetëm 5 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu