Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Një mik na dha informacione për strategjinë e Flamurtarit”, Oltijon Kërnaja: Partizani nuk ka frikë asnjë kundërshtar

Shkruar nga NEWSPORT
“Një mik na dha informacione për strategjinë e
Oltijon Kërnaja

Skuadra e Partizanit mori një fitore të rëndësishme pas momentit të vështirë në Superiore. “Demat e Kuq” mposhtën në transfertë Flamurtarin, ndërsa pas ndeshjes foli edhe trajneri i ri Oltijon Kërnaja:  

“Si fillim duhet të falenderojë ekipin që dhanë maksimumin. Askush nuk e dinte se kush do luante sot. E dinimi se si luante Flamurtari, por edhe falë një miku që ka më sinjalizuar për dy lëvizjet që rivali do bënte. Flenderojë edhe Presidentin për mbështetejn.

Grupi ishte i bashkuar. Sulmuesit tanë janë të shpejtë, i dhamë liri dhe për të fituar terren. Funksionoi shumë mirë në pjesë e parë kjo strategji, ndërs në pjesë e dytë ndryshuam manovrën. Nuk mund ta zbulojë strategjinë, sepse kundërshtarët dëgjojnë. Ndeshje shumë e luftuar nga ekipi. Nëse në pjese  parë Flamurtari kishte raste për të shënuar, nuk kishte më rast tjetër në 45 minutat e para.

E qartë se dominuam në pjesë e parë. I dinimi potencialin e tyre se nuk mund të na bënte keq. Nuk besojë se kishim frikë ndaj Flamurtarit. Ne pritëm momentin për të ndëshkuar rivalin. Jo frikë, por strategji. Partizani nuk ka frikë asnjë kundërshtarë. Miku që na dha informacione për rivalin nuk tregohet, sepse është mik”.     

Poll

Lexo gjithashtu