
Vora dhe Egnatia do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 6-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, do të startojë në orën 14:00.
Ndërkohë që FSHF ka vendosur edhe për grupin e gjyqtarëve që do të gjykojnë në këtë sfidë.
Kryesor i kësaj sfide do të jetë Egli Spahiu, i cili për herë të parë do të gjykojë një ndeshje në Superiore. Asistentët e tij do të jenë Ridiger Çokaj dhe Jetmir Podgorica, ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Indrit Myrtja.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të Spahiut do të vijë Kreshnik Cjapi dhe asistenti i tij Daniel Vrapi.
Arbitër kryesor: Egli Spahiu
Asistent 1: Ridiger Çokaj
Asistent 2: Jetmir Podgorica
Arbitër i 4: Indrit Myrtja
Var: Kreshnik Cjapi
Avar: Daniel Vrapi