Pas ndërprerjes së kampionatit në Abissnet Superiore për t’i lënë vend ndeshjeve të përfaqësuesve, te Partizani duket se ekziston një harmoni e jashtëzakonshme mes lojtarëve të cilët janë thirrur në detyrë tek Kombëtaret e tyre respektive.
I tillë është dhe rasti i Vusal Isgandarlit i cili do të paraqitet për Azerbajxhanin për dy ndeshjet me Saint Lucian dhe Siera Leone. Postimi i bërë nga ana e klubit të Partizanit ka gjetur dhe mbështetjen e sulmuesit të kuq, Xhuliano Skuka i cili ka bërë edhe një rishpërndarje në rrjetin e tij social në Instagram.
Kënaqësia kur sheh shokun të marrë një ftesë nga vendi i tij i lindjes, vjen si meritë e punës së trajnerit Oltijon Kërnaja që ka injektuar frymën e një grupi të bashkuar.
