
Karton i kuq dhe karton i verdhe
Dinamo dhe Bylis do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 4-t të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë ndeshje.
Kryesor i kësaj sfide do të jetë Klodian Shahini, ndërsa asistentët e tij do të jenë Fatmir Lama dhe Rexhino Mersinasi. Ndërkohë që arbitër i katërt është emëruar Laver Alla.
Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Shahini, do të vijnë Olsid Ferataj dhe asistenti i tij, Andi Koçi.
Arbitër kryesor: Klodian Shahini
Asistent 1: Fatmir Lama
Asistent 2: Rexhino Mersinasi
Arbitër i 4: Laver Alla
Var: Olsid Ferataj
Avar: Andi Koçi
Poll