Lorenco Vila
Lorenco Vila do të jetë një prej futbollistëve më të lakuar në përfundim të këtij sezoni në “Abissnet Superiore”, pasi sulmuesi pritet të marrë një vendim sa i takon të ardhmes, pasi të ezaurohet edhe ndeshja e fundit që Dinamo do të luajë përballë Egnatias, në kuadër të Final Four.
27-vjeçari është duke marrë kohën e tij për reflektim, pasi kontrata me kryeqytetasit i skadon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa në anën tjetër ofertat nuk i mungojnë.
Megjithatë, Vila nuk kërkon të nxitohet, pasi në tryezë ekziston dhe mundësia për të zgjatur bashkëpunimin me “blutë”, teksa palët janë në bisedime të vazhdueshme për të kuptuar idetë dhe planet për sezonin e ri.
Poll
