Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Nuk kanë fituar kurrë në Evropë, skuadra nga Madridi kërkon historinë! Shansi i “artë” që mbrojtësi i Kombëtares të varë në qafë medalje kampioni

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë fituar kurrë në Evropë, skuadra nga Madridi
Ivan Balliu

Duke nisur prej orës 21:00, do të zhvillohet finalja e Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano. Stadiumi mikëpritës është “Red Bull Arena” i Leipzig në Gjermani.

Te skuadra nga Madridi bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares Ivan Balliu. Interesante është se trofeu i vetëm i Rayo Vallecano në të gjithë historinë përkon me sezonin 2017-2018, kampion të La Liga 2.

Ama, ata kurrë nuk kanë fituar diçka në elitën e futbollit spanjoll, e jo më në atë të Evropës. Sonte do të jetë shansi i “artë” për ta ndryshuar këtë “kapitull”. Në “letër”, Crystal Palace është disi më e favorizuar, por që do të jetë fusha përcaktuese.      

Poll

Lexo gjithashtu