Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është prononcuar përmes lidhjes live në televizionin “RTV Ora”, ku ka dhënë një “pasqyrë” më të qartë për organikën në ekip, e ku nuk përjashohet “revolucion” në reparte të caktuara:
“Tirana ka ndryshuar skuadrën dy herë këtë vit. 2-3 lojtar janë edhe në huazim. Duhen parë të gjithë këto komponentë dhe situata të lojtarëve. Vend për përmirësim ka, por nuk duhen ndryshime të mëdha.
Ndonjë repart kërkon të bëhet nga e para, ndërsa ndonjë repart tjetër riparim ose zëvendësim, për të qënë i dubluar. E thashë, kjo gjë do qetësi.
Patjetër që duhen lojtar. Janë dy lojtar që janë të huazuar në qëndër të mbrojtjes. Të shohim nëse do të jenë pjesë e Tiranës apo jo. Do të ndërhyjmë edhe në repartin ku jemi bosh. Nuk mund të jap një përgjigje, nëse këtu apo atje na duhet me patjetër një lojtar.
Patjetër, edhe futbollistët që do të vijnë, duhet t’i përshtaten karakteristikave për të ndërtuar një ansambël që të funksionojë. Për çdo trajner, plotësimi i organikës është thelbësor.
Objektivi nuk arrihet pa një organik të mirë. Do mundohemi të plotësojmë skuadrën. Patjetër, nëse do të jetë një projekt ambicoiz për të qënë Tirana aty ku e meriton, ose të paktën aty ku unë e lashë herën e parë”.
