Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Vora – Egnatia te derbi i kryeqytetit dhe supersfida e Shkodrës, java e 24-të e Superiores “gozhdon” tifozët (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Vora – Egnatia te derbi i kryeqytetit dhe supersfida e Shkodrës,
Trofeu i Superiores

Superiorja do të rikthehet të luajë sërish në fundjavë. Ekipet do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 24-të.

Supersfida janë në program të cilat marrin edhe vëmendjen e tifozëve, me spektaklin që është i garantuar. Padiskutim që gjithçka kulmon me derbin e madh të kryeqytetit mes Partizanit e Tiranës.

Ndërkohë kjo javë do të luhet e ndarë në 2 ditë. Të shtunën do të zhvillohen 2 takimet e para. Në orën 13:30 do të sfidohen mes tyre Vora – Egnatia, ndërsa në orën 16:30 do të përballen Teuta – Bylis në “Niko Dovana”.

Për ditën e dielë janë rezervuar 3 duelet e tjera. Në orën 16:30 do të luhen paralelisht 2 sfida. Dinamo do të presë Flamurtarin në "Elbasan Arena". Dhe në po të njëjtën orë në “Air Albania” do të zhvillohet derbi i madh i kryeqytetit. Partizani pret Tiranën dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores, e cila vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj, ndërsa kjo përballje “paralizon” gjithë kryeqytetin.

Në orën 19:30 të gjithë më pas do të jemi sy e veshë nga “Loro Boriçi”. Aty ku do të luhet përballja Vllaznia - Elbasani. Kjo sfidë merr vëmendjen e të gjithëve, me shkodranët që do të festojnë edhe 107 vjetorin e krijimit dhe para startit të kësaj ndeshje kuqeblutë kanë organizuar një ceremoni festive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Poll

Lexo gjithashtu