Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Vllaznia – Tirana, te Ernest Muçi e Mario Mitaj, gati për “aksion” edhe Jasir Asani! E premte e “zjarrtë” për shqiptarët

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Vllaznia – Tirana, te Ernest Muçi e Mario Mitaj, gati për
Vllaznia - Tirana

Ditën e sotme është planifikuar zhvillimi i Klasikes së Shqipërisë, Vllaznia – Tirana, e vlefshme për javën e 26-të në Superiore. Dueli në fjalë do të mbahet në stadiumin “Loro Boriçi” (ora 19:00), aty ku historia dhe rivaliteti nuk kanë nevojë për fjalë.

Në fushë pritet të zbresin me ekipet respektive dhe disa prej legjionarëve. Esteghlal FC i Jasir Asanit do të duelojë me Fajr Sepasi, sfidë në kuadër të ligës iraniane. Ditën e sotme do jetë gati për “aksion” edhe Ernest Muçi me Trabzonspor.

Ekipi i drejtuar nga Fatih Tekke përballet në orën 18:00 kundër Karagumruk. Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj po ashtu nuk pritet të mungojë në takimin Al-Ittihad – Al-Khaleej.      

Nga Vllaznia – Tirana, te Ernest Muçi e Mario Mitaj, gati për
Ndeshjet

 

Poll

Lexo gjithashtu