Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga Tirana në Elbasan dhe Vlorë, njihuni me sfidat e ditës së sotme në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
Nga Tirana në Elbasan dhe Vlorë, njihuni me sfidat e ditës
Superiore

Ditën e sotme do të luhen disa nga ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit. Takime mjaft të rëndësishme dhe të luftuara janë në program për t’u zhvilluar në 2 orare të ndryshme.

Kështu spektkali ditën e sotme do të startojë me duelin mes Tiranës dhe Bylisit. Përballje kjo që do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 14:00. Bardheblutë synojnë rikthimin te fitorja në kampionat dhe në shtëpi janë të “dënuar” vetëm për 3 pikët. Gjithashtu Ardian Nuhiu do të tentojë ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e tij me kryeqytetasit, teksa nga krahu tjetër ekipi i drejtuar nga Mirel Josa do të kërkojë vazhdimësinë.

Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Vlorë. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Dinamo e Teuta, dy ekipe që vetëm 1 pikë i ndan në tabelën e klasifikimit.

Dhe në Vlorë do të sfidohen Flamurtari – Elbasani, një tjetër duel i luftuar dhe mjaft emocionues mes skuadrave. Si vlonjatët ashtu edhe elbasanasit do të tentojnë fitoren për vazhdimësinë në kampionat.

Nga Tirana në Elbasan dhe Vlorë, njihuni me sfidat e ditës
 

 

Poll

Lexo gjithashtu