Dinamo po kalon momentin më të errët në këtë sezon në Superiore. Dinamovitët prej disa ndeshjesh nuk po arrijnë dot te fitoja, duke humbur kështu shijen e triumfit.
Ende ekipi i drejtuar nga Ilir Daja nuk ka arritur të gjejë fitoren për këtë vit në kampionat. Fitorja e fundit saktësisht përkon më 23 dhejtor 2025, ku Dinamo fitonte derbin ndaj Partizanit me shifrat 3-1.
Që nga ajo ndeshje, “nëndetësja” njeh vetëm humbje dhe barazime. Saktësisht 4 humbje dhe po kaq barazime, rezultatet këto që e kënë bërë Dinamon të humbasë terren ndaj rivalëve të tyre.
Madje tashmë kanë 36 pikë, po aq sa Partizani dhe rrezikojnë të humbasin edhe vendin e 4-të, pozicion që të çon në “Final – Four”. Daja dhe “djemtë” e tij duhet të lëvizin “gurët” për të rikthyer ekipin në “shinat e duhura”, pasi në të kundërt do të rrezikojnë shumë në arritjen e obejtivit të tyre.
Diçka të tillë duhet ta tentojnë që ndaj duelit me Vorën, përballje kjo që do të luhet ditën e shtunë në orën 13:30 në transfertë. Takim ky i vlefshëm për javën e 26-të të kampionatit.
