
Fakti që Bylisi arriti të rezistojë në misionin “mbijetesë”, nënkupton urinë e tyre për sezonin e ardhshëm. Këtu bëhet fjalë jo vetëm në infrastrukturën sportive, por edhe menaxhimin me kujdes të merkatos. Ballshiotët kërkojnë sukes në plan afatgjatë dhe për këtë i kanë qëllime e qarta. E para përkon me lojtarët e rinj në fokus.
Ata nuk dëshirojnë vetëm të ndërtojnë një ekip ambicioz për edicionin 2025-2026 në Superiore, por edhe të rrisin talentet që mund t'i “tregtojnë” në klube të tjera, aty ku edhe qëllimi i përfitimit ekonomik nuk mbetet mbrapa. Shembull suksesi dhe “inspirimi” për pjesën tjetër të ekipit është Andi Hadroj, tashmë pjesë e kampionatit ukrainas.
Nuk mbetet pas as rinovimi i stadiumit në planet e Bylisit. Stadiumi “Adush Muça” dhe kompleksi sportiv janë në qendër të projektit për infrastrukturën.
Përmirësimi i kushteve do të nënkuptojë se ekipi i ka të gjitha për të kërkuar të jetë mes më të mirëve. Po ashtu është edhe përmirësimi i terrenit të fushës dhe ambienteve të brendshme, sikurse të dhomave të zhveshjes.