Ndeshja Egnatia – Vllaznia do të hap javën e 28-të në Superiore. Fakti që ekipet mbajnë dy vendet e para, bën që kjo sfidë të konsiderohet “finale” e parakohshme për titullin në elitën e futbollit shqiptar.
Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke nisur prej orës 19:00. Përsa i takon legjionarëve, pritet të jenë aktive ditën e sotme Mario Mitaj e Ardian Ismajli.
Al-Ittihad luan në trasnfertë kundër Al Riyadh, ndeshje e vlefshme për javën e 26-të në Ligën e Arabisë Saudite. Në sfidën e fundit, mbrojtësi shqiptar nuk u përzgjodh nga trajneri Sergio Conceicao.
Torino ku bën pjesë edhe qendërmbojtësi Ardian Ismajli pret Parmën në orën 20:45. 29-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te “Demat” dhe konsiderohet pikë e fortë në prapavijë për trajnerin Roberto D’Aversa.
