
Teuta – Vora dhe Elbasani – Dinamo janë duelet e ditës së sotme që do të startojnë në orën 19:00. Përballje këto të vlefshme për javën e 3-të të kampionati dhe që premtojnë të jenë të luftuara.
Luhet në “Niko Dovana” dhe në “Elbasan Arena”, duele që do të marrin vëmendjen e tifozëve. Për këtë takime FSHF ka vendosur edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi.
Në Durrës do të jetë kryesorë Daniel Vrapi, ndërsa në Elbasan, ndeshja i është besuar Ditmir Grimcit.
NDESHJET dhe ARBITRAT:
TEUTA – VORA
Arbitër kryesor: Daniel Vrapi
Asistent 1: Arbër Zalla
Asistent 2: Ergys Spahiu
Arbitër i 4: Juxhin Xhaja
Var: Kreshnik Barjamaj
Avar: Ermis Çelaj
ELBASANI – DINAMO
Arbitër kryesor: Ditmir Grimci
Asistent 1: Marjus Qose
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Dorjan Maletaj
Var: Albert Doda
Avar: Klodian Prenga