Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga e premtja në të dielë, zbulohet AXHENDA e javës së parë të fazës së 3-të

Shkruar nga NEWSPORT
Nga e premtja në të dielë, zbulohet AXHENDA e javës së
Trofeu dhe Topi i Abissnet Superiore

Superiorja do të luajë ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik. Ekipet do të zbresin në fushë për të luajtur kështu ndeshjet e javës së parë të fazës së 3-të.

Saktësisht sfidat e javës së 19-të do të luhen të ndara në 3 ditë. Të premten do të zhvillohet takimi mes Partizanit dhe Vllaznisë. Duel që do të luhet në “Arenën e Demave” në orën 16:30.

Ndërkohë ditën e shtunë do të luhen 3 ndeshje të tjera. Laçi do të presë në shtëpi Tiranën në orën 13:30. Dinamo – Egnatia është një tjetër përballje e rëndësishme e kësaj jave që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 16:30.

Paralelisht me duelin e “Elbasan Arenës” do të luhet edhe sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit. Nga ana tjetër ndeshja e fundit e kësaj jave dhe e këtij viti kalendarik për Superioren do të luhet në “Niko Dovana” ditën e dielë. Teuta në orën 16:30 do të presë skuadrën e Bylisit.

NDESHJET e javës së 19-të:

TË PREMTEN:

PARTIZANI – VLLAZNIA/ 16:30

TË SHTUNËN:

LAÇI – TIRANA/ 13:30

DINAMO – EGNATIA/ 16:30

SKËNDERBEU – ELBASANI/ 16:30

TË DIELËN:

TEUTA – BYLIS/ 16:30

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga