Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga dueli Egnatia – Partizani te Klasikja e Shqipërisë, java e 17-të e Superiores “zjarr” (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Nga dueli Egnatia – Partizani te Klasikja e Shqipërisë, java e
Superiore

Superiorja do të luajë ndeshjet e parafundit të këtij viti. Ekipet do të zbresin në fushë ditën e premte dhe të shtunë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 17-të të kampionatit.

Kështu ditën e premte do të përballen mes tyre 6 ekipe. Gjithçka do të fillojë me sfidat Egnatia – Partizani në “Arenën e Demave”, ora 16:30. Paralelisht do të luhet edhe Dinamo – Vora në “Air Albania”.

Dhe e gjithë vëmendja në mbrëmje do të jetë në Vlorë, aty ku Flamuartari do të përballet me Teutën. Duel ky që do të startojë në orën 19:30.

Nga ana tjetër, të shtunën do të sfidohen mes tyre 4 ekipet e tjera. Klasikja e Shqipërisë do të marrë vëmendjen, pasi Tirana do të përballet me Vllazninë në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.

Po paralelisht me Klasiken e Shqipërisë do të luhet edhe në Ballsh. Në “Adush Muça” do të sfidohen mes tyre Bylisi dhe Elbasani.

AXHENDA e javës 17:

Egnatia – Partizani, 19.12.2025, ora 16:30

Dinamo City – FK Vora, 19.12.2025, ora 16:30

Flamurtari – Teuta, 19.12.2025, ora 19:30

Tirana – Vllaznia, 20.12.2025, ora 13:30

Bylis – AF Elbasani, 20.12.2025, ora 13:30

Poll

Lexo gjithashtu