Superiore
“Abissnet Superiore” ditën e sotme rikthehet në fushë për herë të parë për vitin 2026. 6 ekipe do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 19-të, e cila ësht edhe java e parë e fazës së 3-të të kampionatit.
Takime delikate janë në program për t’u zhvilluar në dy orare të ndryshme. Gjithçka do të startojë në orën 13:30 me përballjen Bylis – Tirana, ku ekipet do të sfidohen në “Adush Muça”.
Ndërkohë në orën 17:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Shkodër. Në “Elbasan Arena” do të sfidohen mes tyre Elbasani dhe Flamurtari, ndërsa në “Loro Boriçi” përplasin “brirët” mes tyre Vllaznia e Egnatia.
Poll
