Elbasani - Vllaznia
Të hënën Elbasani dhe Vllaznia do të përballen më njëra-tjetrën në orën 19.00, sfidë kjo e cila është e vefshme për javën e 15-të Superiores. Për ndeshjen e cila do të luhet në shtëpinë e “verdhebluve” në Elbasan Arena, vendasit kanë nxjerrë në shitje edhe biletat.
Kështu që në tribunën G3 e cila ju përket miqve, biletat kushtojnë 500 lekë. Ndërsa në tribunën C e cila është edhe më e lira, çmimi i biletës është 200 lekë.
300 lekë është çmimi i biletave për 3 tribunat si E, D dhe F. Sa i përket tribunës A dhe B, çmimi i një bilete është 1000 lekë.
Bileta më e kushtueshme është ajo e tribunës Vip, me çmimin 2000 lekë.
View this post on Instagram
Poll
