Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nga 1 fitore për secilin, Shehi dhe Gvozdenovic “kokë më kokë” në “Arenën e Demave”

Shkruar nga NEWSPORT
Nga 1 fitore për secilin, Shehi dhe Gvozdenovic “kokë më
Partizani - Skënderbeu

Partizani do të presë Skënderbeun në “Arenën e Demave”, sfidë që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 dhe që është e vlefshme për javën e 34-të të Superores. Demat vijnë pas fitores në derbi ndaj Tiranës dhe janë me moral të lartë për të siguruar një tjetër 3 pikësh.

Po fitore sigurun edhe korçaret ndaj Erzenit dhe ndaj të kuqve në kryeqytet janë të dënuar për 3 pikët që do t’i mbanin në “Final – four” për të shpresuar më pas te ndalesa e Tiranës dhe Dinamos. Ndërkohë interesante është përballja mes Orges Shehit dhe Ivan Gvozdenovic.

Dy timonierët janë përballur mes tyre 2 herë, teksa secili ka mundur të fitojë nga një ndeshje. Dueli i së shtunës mes tyre është i 3-ti kundër njëri –tjetrës, teksa do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët e radhës.

Vlen të theksohet se Partizani nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje këtë sezon ndaj korçarëve, pasi në dy sfidat e zhvilluara në Korcë, Skënderbeu ia ka dalë të fitojë 1-0 ndaj tyre, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytet janë ndalur në barazim. Mbetet të shihet në favorin e cilës skuadër do të jetë rezultati i së shtunës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga