Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Nesër ndeshja do flasë për ne”, Shehi prag përballjes me Bylisin dhe objektivit “mbijetesë”: Situatat mund të ndryshojnë

Shkruar nga NEWSPORT
“Nesër ndeshja do flasë për ne”, Shehi prag
Orges Shehi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur në prag të përballjes me Bylisin e cila luhet të shtunën në orën 15:00, për llogari të javës së 28-të në Abissnet Superiore. Tekniku është shprehur i bindur se kjo përballje mund të flasë në favorin e tyre, teksa u ka kërkuar lojtarëve të veprojnë me gjakftohtësi dhe muskujt zjarr.  

“Është e vërtetë që fillon faza e fundit dhe pozicioni ku jemi që aq më tepër jemi me një kundërshtar rival, e dimë çfarë rëndësie ka ndeshja e nesërme. Unë mendoj që ndeshjet duhet t’i marrim një nga një dhe nesër është ndeshje vendimtare për ne dhe shpresojmë që ta interpretojmë të paktën me kokën e ftohtë dhe pastaj me zemrën, mendjen dhe muskujt zjarr.

Them kokën e ftohtë për shkak edhe të presionit dhe shpresoj që nesër mund të jetë ndeshja që mund të flasë për ne”, deklaroi Shehi.

I vetëdijshëm se faza e fundit është vendimtare për bardheblutë, Shehi u shpreh optimist pasi sipas tij situatat ndeshje pas ndeshje mund të ndryshojnë pozitat në tabelën e klasifikimit.

“Është e vërtetë që fillon faza e fundit dhe pozicioni ku jemi, që aq më tepër jemi me një kundërshtar rival, e dimë çfarë rëndësie ka ndeshja e nesërme. Unë mendoj që ndeshjet duhet t’i marrim një nga një dhe nesër është ndeshje vendimtare për ne dhe shpresojmë që ta interpretojmë të paktën me kokën e ftohtë dhe pastaj me zemrën, mendjen dhe muskujt zjarr.

Kemi kaluar ndeshje shumë shpejt duke përfshirë dhe Kupën, dhe gjatë kësaj jave kemi patur kohë të punojmë, por edhe kohë që të bashkëbisedojmë me lojtarët. Jemi të ndërgjegjshëm, si ne si lojtarët, nesër është ndeshje shumë e rëndësishme për ne.

Situata në ndeshje mund të ndryshojnë, edhe në varësi të rezultatit, në varësi të kundërshtarit. Duhet të jemi të kujdesshëm për të vlerësuar të gjithë situatat sepse një situatë mund të jetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e takimit kështu që do të jemi me fokusin për ta fituar ndeshjen, gjithmonë brenda logjikës dhe mos me dalë nga detyrat”, ka përfunduar trajneri i bardhebluve.

Poll

Lexo gjithashtu