Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nënvlerësimi ndaj Tiranës ‘dënon’ Thomas Brdaric, rotacioni i kushton shtrenjtë Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Nënvlerësimi ndaj Tiranës ‘dënon’ Thomas
Thomas Brdaric, Tirana

Vllaznia nuk ia doli të merrtë më shumë se një barazim pa gola përballë Tiranës në Klasiken e Shqipërisë. Barazimi në Air Albania nuk i shkoi për shtat shkodranëve që humbën vendin e dytë në renditje, vend që tani mbahet nga Partizani.

Në publikimin e formacioneve zyrtare të ndeshjes, u vu re një mungesë masive e lojtarëve titullar. U supozua për dëmtime, por ishte vetë trajneri Thomas Brdaric që befasoi të gjithë në konferencën post-ndeshjes. Gjermano-kroati zbuloi se rotacioni erdhi për shkak se donte të ruante lojtarët për gjysmëfinalen e Final Four e cila është pas... 9 ditësh.

Nënvlerësimi i Brdaric ndaj Tiranës i kushtoi shtrenjtë Vllaznisë që tanimë është në pozitën e jofavoritit në Final Four. 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga