Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në Vorë luhen "kartat e fundit" për mbijetesën, Arjan Bellai me grupin e plotë përballë Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
Në Vorë luhen "kartat e fundit" për mbijetesën,
Vora

Ndeshja me Teutën në shtëpi do të jetë një test "sprove" për Vorën e Arjan Bellait. Të pozicionuar në vendin e 9-të në klasifikimin e përgjithshëm me 27 pikë në 30 javë kampionat, vorakët janë në luftë me kohën për të vazhduar betejën e qëndrimit në Superiore, edhe përtej këtij sezoni.

Trajneri Bellai ka të gjithë grupin në dispozicion për të bërë një mrekulli në marshin final të fazës së katërt, pasi në organikë janë rikuperuar dhe lojtarët që ishin jashtë për shkak të dëmtimit.

Barazimi i Tiranës në Vlorë dhe humbja e Bylisit në Rrogozhinë kanë ardhur si "llotari" për pritësit e këtij takimi të cilët kanë mundësinë e shkëlqyer të shkojnë në vendin e 7-të, në rast se sfida në stadiumin "Vora" përfundon në favorin e tyre. 

Pikët e mbetura e fusin akoma në lojë skuadrën që bëri surprizën në javët e para të sezonit dhe, ndërsa distanca sa vjen e ngushtohet, gjithçka do të kthehet në lojë shahu se cila prej skuadrave që luftojnë për mbijetesën do të bëjë "shah mat". 

Poll

Lexo gjithashtu