Bylis
Bylis ka fituar përballë Luftëtarit, miqësoren e programuar ditën e sotme me rezultatin e ngushtë 2-1, falë golave të Adepoju dhe Riruwai.
Në prag të rikthimit të Abissnet Superiore, ku ballshiotët do të udhëtojnë në Rrogozhinë për sfidën e javës së 30-të me Egnatian, kjo "përgatitje" shërbeu që trajneri Mirel Josa të mbikëqyrte situatën fizike të lojtarëve të tij për ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Skuadra ndodhet momentalisht e shtata në renditjen e klasifikimit, teksa e presin edhe përballje direkte me rivalët si Tirana dhe Flamurtari, për të qëndruar sërish në elitë sezonin e ardhshëm.
Poll
